Vijon takimi i Ramës me studentët në Vlorë. Gjatë bashkëbisedimit, mes studentëve dhe kryeministrit ka patur replika të ndryshme, ku njërën prej tyre do ta lexoni më poshtë.

Rama: Ku e gjete Iphone, më fal qenka më i madh!

Studenti: E fitova në një organizatë ..

Rama: Qetësohu thjesht të pyeta për kuriozitet. Kjo është dita juaj.

Studenti: Meqë më pyete po të pyes dhe unë për kuriozitet po për shtëpinë në Surrel? Unë e justifikoj timen por ju si e justifikoni kur keni deklaruar se keni 2 mijë euro.

Rama: Mirë atë e paske fituar por si e paguan.

Studenti: Interneti është WiFi. Ne jemi shqiptar dhe jemi mësuar me gjërat falas. Kemi paguar shumë herë më shumë për këtë, madje gjyshi im është partizan. Babai im merr kredi për atë që gjyshi e ka paguar me gjak.

Rama: Gjyshi do i vinte shumë zor për këtë si sillesh. Prindërit jam i bindur që nuk të kanë edukuar kështu. Të jemi më të kujdesshëm kur i fyejmë për qiqrrat në hell. Është një gënjeshtër, unë asnjëherë nuk e kam kthyer në debat. Është gënjeshtër dhe kurrë nuk kam deklaruar se kam 2 mijë euro. Dhe si të gjithë emigrantët e tjerë kam bërë pjesën time të sakrificës në emigracion.

E treta mos u bëj Saliu të keqen vëllai. Në Vlorë mund të pranojmë ti nxjerrim sytë njëri tjetrit, por t’ia nxjerri sytë të bregut këtu. Me mua lufto sa të duash dhe vetëm shëndet të bëhet por mos u bëj si Saliu. Mos e tepro.

Rama e pyeti për tabletin, studenti: Po ti si e bëre shtëpinë në Surrel?