Mateo Kovaçiç ka shumë pak shanse të rikthehet te Real Madrid. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, klubi është zhgënjyer nga sjellja e kroatit dhe ka vendosur të shesë mesfushorin. Çellsi është në avantazh pasi 24-vjeçari do të luajë deri në fund të sezonit. Lojtari nuk është kundër qëndrimit të mëtejshëm pasi po e shijon jetën në Londër. Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të mira pas operacioneve të Alvaro Moratas dhe Tiboo Kurtua. Real Madrid pagoi 30 mln euro për shërbimet e tij në vitin 2015, por duke parë që ai është zhvilluar më tej, do të kërkojë më shumë. Për kroatin interesohet edhe Totenham që do të mundohet t’ia rrëmbejë Çellsin në verë.