PËRBËRËSIT

2 kg qumësht,
500 gr niseshte,
500 gr sheqer,
250 gr gjalp

PËRGATITJA

1

Në një tenxhere të thellë hedhim niseshten dhe sheqerin, i përziejm sëbashku, më pas shtojmë qumështin pak nga pak duke i trazuar.
2

E vemë tenxheren në zjarr të lartë dhe e trazojmë vazhdimisht me lugë druri.
3

Kur masa të fillojë të trashet, ulim flakën e zjarit, shtojmë gjalpin dhe e përziejm akoma për gati 10 minuta.
4

Më pas në një tepsi të lyer me gjalp hedhim masën e përgatitur dhe në një pjatë të thellë hedhim një lugë niseshte dhe 1/2 gotë qumësht dhe i tresim dhe lyejm duart dhe hapim ashtu të nxehtë masën, duhet të njomim vazhdimisht duart që ta hapim sa është e nxehtë.
5

E spërkasim sipër me sheqer, e fusim në furrë të parangrohur 220 ° deri sa të marrë skuqje. Shpresoj t’ju pëlqejë. Ju bëftë mirëRevani me Niseshte (Hasude)