Në xhiron e 23 të Serisë A, Roma e Eusebio Di Francesco ka marrë pikët e plota në udhëtim te Chievo, duke triumfuar 0-3.

Gjithçka nisi për mrekulli për romakët.

Goli i epërsisë erdhi pas nëntë minutave lojë,  Stephan El Shaarawy realizoi për 0-1.

Pak minuta më vonë, Edin Dzeko dyfishoi epërsinë, duke realizuar për 0-2.

 

Kurse për rezultatin përfundimtar, u përkujdes mbrojtësi Aleksandar Kolarov, që realizoi në minutën e 51-të.

Deri në fund të takimit, dyja skuadrat kishin rastet e veta, por rezultati mbeti ai i minutës 51, 0-3.

Për Chievon, nga fillimi luajti mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj.

Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 38 pikëve dhe pushton për pak çaste pozitën e katërt, kurse Chievo mbetet në pozitën e fundit me 9 pikë.