Kjo semundje shkaktohet nga atheroskleroza, nje semundje ne te cilen pllakat e kolesterolit depozitohen ne murin e arterieve.Pllakat ne brendesi te tyre permbajne:
• Kolesterol
• mbeturina qelizore
• proteina
• kalcium
Atheroskleroza me kalimin e kohes mund ti bej arteriet e qafes me pak elastike dhe te ngushtoj dhe lumenin e tyre.Kjo gje pengon vajtjen ne tru te sasise se nevojshme te gjakut.
Semundja e arterieve karotide(te qafes) mund te jete pasoje edhe e semundjeve te tjera qe demtojne enet e gjakut.

Faktoret e rrezikut per semundjen e arterieve karotide

Disa gjendje shendetesore mund te demtojne arteriet e njeiut dhe mund ti vendosin ne nje rrezik te larte per semundje te arterieve karotide.
• Presioni i larte i gjakut mund ti demtoj enet e gjakut dhe mund te rrit rrezikun per demtimin e tyre.
• Kolesteroli i larte eshte nje faktor rreziku per arterosklerozen.
• Diabeti ndikon ne aftesite e organizmit per te perpunuar sheqerin.Kjo gje rrit rrezikun per shfaqen e tension te larte dhe arterosklerozes.
• Obeziteti(shendeti i tepert) rrit rrezikun per diabet , tension te larte dhe per shfaqen e atherosklerozen.
• Aktiviteti i paket fizik ndihmon ne shfaqen e tensionit te larte , diabetit dhe obezitetit .
• Duhanpirja mund te irritoj pjesen e brendeshme te arterieve, mund te rrit tensionin dhe rrahjet e zemres.
• Mosha e avancuar i ben arteriet tuaja me pak elastike dhe me te prekshme nga demtimet.
• Nje histori familjare per semundje te eneve te gjakut shoqerohet me nje rrezik te larte per semundje te arterieve te karotideve.

Shenjat e ngushtimit te arterieve karotide(te qafes).

Semundja e hershme e karotideve rralle mund te shkaktoj ankesa.Ankesat shfaqen kur njera apo te dyja arteriet ngushtohen ne menyre kritike(pothuajse te bllokuara ) apo bllokohen.Nje arterie karotide quhet e ngushtuar ne menyre kritike kur eshte me shume se 80% e bllokuar.Ne kete lloj situate i semui eshte me nje rrezik te larte per te perjetuar iskemi cerebrale tranzitore(ICT) ose goditje ne tru.ICT njihet edhe si nje goditje ne tru e vogel sepse ajo shkakton shenjat e goditjes qe zgjasin nga disa minuta ne disa ore.
Shenjat jane:
• Dobesi e menjehereshme ose mpirje e fytyres., krahut apo kembes(zakonisht ne nje ane te trupit).
• Veshtiresi ne te folur apo kuptuar.
• Probleme me shikimin te menjehereshme ne nje apo ne te dy syte.
• marramendje
• dhimbje koke e menjehershme
• renie e nje ane te fytyres.

Vizita per semundje te arterieve karotide.

Nese ju beni pjese ne nje grup te semuresh me rrezik te larte per stenoze te arterieve karotide atehere doktori do tju vizitoj per te pare shenjat e hereshme te demtimit te arterieve.Doktori do te degjoj me stetoskop arteriet e qafes per prezencen apo jo te zhurmave ne te.Prezenca e zhurmave tregon per ngushtim te arterieve.Doktori do te ekzaminoj ne lidhje me forcen e duarve koordinimin e duarve , memorien dhe te folurin.

Diagnoza e semundjes vendoset me ekzaminimet e meposhtme:

Echo Doppler i arterieve karotideve(te qafes)
Ky test jo invaziv perdor valet e zerit per te matur shpejtesine dhe presionin e gjakut ne arteriet e qafes.
Skaneri me kontrast i arterieve te qafes.
Ky eshte nje ekzaminim i ngjashem me imazhet e grafise.Ne enet e gjakut te qafes injektohet nje lend qe quhet kontrast dhe me pas skaneri ben foto te njepasnjeshme ne kende te ndryshme per ti bere arteriet te dukshme dhe per te percaktuar vendin dhe sasine e ngushtimit.
Skaneri i kokes me kontrast
Ky lloj ekzaminim perdoret per te pare indet e trurit dhe per te vizualizuar ndonje hemorragji ose anomali anatomike.
Rezonanca magnetike me kontrast (MRA)
Pamjet merren me ndihmen e nje magneti super te fuqishem dhe me pas krijohet nje pamje tre dimensionale e eneve te gjakut te qafes.

Cilat jane komplikacionet qe shoqerohen me stenozen e arterieve karotide?

Goditja ne tru(infarkti ) eshte komplikacioni kryesor i kesaj semundje.Kjo gje ndodh kur qarkullimi I gjakut ne tru ndalohet.Kjo gje mund te coj ne humbje te funksionit te trurit ose ne vdekje. Ka disa menyre qe stenoza e karotideve mund te coj ne goditje ne tru:
• Arteria e ngushtuar nuk mund te furnizoj mjaftueshem me gjak trurin.
• Nje cope e vogel e plakes mund te shkeputet nga ajo dhe te bllokoj nje nga arteriet e trurit duke shkaktuar infarkt.
• Mpiksjet e gjakut mund te formohen ne brendesi te arteries karotide duke bllokuar qarkullimin e gjakut.
• Mpiksjet e gjakut mund te copetohen dhe te bllokojne nje arterie me te vogel ne tru.

Si trajtohet stenoza(ngushtimi ) i arterieve karotide?

Dokori do te vendos per menyren e trajtimit mbi bazen e ankesave dhe nese i semuri ka kaluar goditje ne tru apo jo.
Nese keni nje stenoze te arterieve karotide perpara se te keni perjetuar ndonje godije ne tru doktori do tju sugjeroj ndryshime rrenjesore ne menyren e jeteses.Ketu perfshihen:
• Ndalimi i pirjes se duhanit
• Ushtrime fizike te rregullta
• Ushqyerje e shendetshme
• Mjekimi I kujdesshem I semundjeve te zemres apo diabetit.
• Te merren ilacet me rregull
Trajtimi eshte me agresiv kur keni kaluar goditje ne tru dhe me pas jeni diagnostikuar me ngushtim te arterieve karotide.Doktori do te sugjeroj hapjen e arterieve karotide per te hequr ngushtimin .Ekzistojne dy menyra per te bere kete gje:
1)Operacioni i hapur i arteries karotide(carotid endarterektomi)
Endarterektomia e karotideve eshte forma kirurgjikale per trajtimin e stenozes se shprehur te arterieve karotide.Pas anestezise gjenerale kirurgu do te bej nje prerje ne pjesen e perparme te qafes.Me pas do te hapet arteria dhe do te hiqet bllokimi saj , me pas arteria do te mbyllet me nje arne artificiale duke e qepur mbi te .Kjo lloj procedure ka nje afatgjatesi ne parandalimin e goditjes ne tru.
2)Stentimi eshte nje procedure qe perdoret kur kirurgjia ka nje rrezik te larte per jeten.I Stentimi I arteries karotide eshte nje opsion I cili perdoret ne te gjithe ato raste kur ngushtimi I arteries eshte ne nje poziocion jo te pershtatshem per kirurgji ose kur I semuri ka semundje te tjera bashkshoqeruese te cilat rritin rrezikun e komplikacioneve te operimit.
Stenti eshte nje tel ne fomen e unazes .Zakonisht segmenit I ngushtuar fruhet me ballon per ta zgjeruar dhe me pas vendoset stenti per te mbajtur arterien e hapur.
Kujdesi afatgjate per semundjen e arterieve karotide.
Ketu perfshihen:
• Kontrolli i rregullt i presionit te gjakut
• Kontrolli i sheqerit ne gjak dhe kolesterolit nje ose dy here ne vit.
• Kryerja e echo Doppler te karotideve nje here ne vit .
• Kontrolli i rregullt tek doktori.
Si mund te parandalohet stenoza e arterieve karotide?
Ka disa hapa per te bere ne menyre qe te zvogelohen mundesite e shfaqes se kesaj semundje:
• Ndalimi i duhanit mund te zvogeloj rrezikun brenda vitit ne menyre te ngjashme me nje njeri qe nuk pi cigare.
• Kufizimi i yndyrnave ne dieteLimiting .
• Aktivitet fizik i rregullt ndihmon ne uljen kolesterolit , tensionit te gjakut dhe ndihmon zemren.
• Reduktimi i konsumit te alkoolit.
• Mbajtja e nje peshe stable mund te zvogeloj rrezikun per tu shfaqur kjo semundje