Me nisjen e sezonit të ri televiziv në shtator, u prezantuan edhe programet e reja televizive që nisin. Mes emisioneve të vjetra që e kanë mbërthyer për shumë sezone publikun pas ekranit, këtë sezon u prezantua si hyrje e re edhe programi “Sfida e Gatimit”. Nën drejtimin e Alfio Rrotanit dhe Indritit, të cilët që prej fundit të sezonit të kaluar janë bërë  pjesë e ‘Klan’, programi në fjalë pritet të jetë surpriza e këtij sezoni. Pak minuta më parë janë zbuluar edhe pamjet e studios që tashmë është kompletuar. “90% gati. Sfida e gatimit së shpejti”,-shkruan Alfio krahas fotos me kolegun e tij.

Së shpejti nis programi më i ri në ‘Klan’, zbulohen pamje nga studio

Ky program është i pari i llojit të tij në televizionin kombëtar ‘Klan’.