Ditet me diell tashme duket se mbeten kujtim i nje vere qe duket se zgjati shume. Meteoalb parashikon se e marta do te vijoje te jete nje dite me vranesira dhe kryesisht me reshje. Por cfare do te ndodhe me motin ne ditet ne vijim?

Lexoni parashikimin nga Meteoalb

Shirat mbeten prezent ne oret e para te se martes, kryesisht ne Jugperendim te vendit si dhe ne zonen Kruje – Tirane – Durres.

Ndersa neser pas ores 10 pritet permiresim i dukshem i motit ne te gjithe territorin. Kthjellimet vijojne deri te premten qe vjen.

Temperaturat e ajrit vijojne me renie te lehta te marten, por rritje me 2 grade C sjell e merkura ndersa renie te ndjeshme risjell dita e enjte.