Ka ditë që u përfol se këngëtarja Shakira do të performojë në inaugurimin e urës së Ibrit në Mitrovicë, shkruan GazetaBlic. Kjo u komentua vetëm si ide, por kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri e konfirmoj në njërin nga emisionet e ‘Televizionit 21‘ se ajo do të vijë në Mitrovicë. Shuma që ajo do të paguhet është 1 milionë euro.

Intervistën mund ta ndiqni në emsionin ‘1 kafe prej shpisë‘ në ‘Televizionin 21‘, të dielën. Përveç kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, këtë e ka bërë të ditur edhe Behxhet Pacolli dy javë më parë, se këngëtarja Shakira do vijë për të përformuar.

Një lajm fantastik për të gjithë fansat e këngëtares ne Shqipëri e Kosovë, të cilët do të kenë mundësi ta ndjekin/GazetaBlic/