Një person i armatosur ka hapur zjarr në një sinagogë në Pistburg të SHBA-ve, gjatë ceremonisë së lutjeve.

Janë konfirmuar 8 të vdekur deri tani. 4 të vrarë në katin e parë të sinagogës, 4 në bodrum. Dy policë janë raportuar të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me agresorin. Agresori është arrestuar, por nuk është konfirmuar nëse ka qenë vetëm.

Presidenti Trump ka reaguar në Twitter. Ai u ka bërë thirrje banorëve të zonës të bëjnë kujdes.

 

SHBA/ Sulm me armë zjarri, ka viktima