Ndeshja mes Lushnjës dhe Bylisit është shoqëruar me tensione dhe sherr. Sfida u shoqërua me kontestime të forta  dhe nga tifozët dhe klubet kanë patur reagime të shumta, duke pretenduar se tifozët e Lushnjës  janë larguar me dhunë nga tribuna kryesore.

Sfida u mbyll me fitoren e ballshiotëve, por kjo është kontestuar gjatë gjithë lojës. Pas takimit, klubi i Lushnjës ka reaguar në rrejtët sociale, ndërsa humbjen ndaj Bylisit e quan një turp, që sipas tyre, kjo nuk i ka ndodhur prej vitesh skuadrës lushnjare.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 90 nga Kofi, i cili shënoi në ekstremin e ndeshjes, në një situatë që shkaktoi kaos në fushë.

“Humbasim 0-1 ndaj ekipit më primitiv që ka njohur ndonjëher kampionati ynë. Një ekip që nuk meriton respekt asnjëherë nga ana jonë. Por ZERO respekt dhe për drejtuesit tanë të lartë që rrinë dhe shohin nënshtrimin që bëjnë disa individë “vip” nga një katund si B****i .Lushnja e Gjylës nuk është për superiore , këtë e dinim që në fillim pavarsisht se drejtuesit tane ça nuk thanë në fillim…PRIVATIZONI KLUBIN”,  shkruan klubi.

Sherr dhe tensione në sfidën Lushnja-Bylis-Video/Balkan Web