Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i vranët në pjesën veriore dhe me kthjellime e vranësira në pjesën tjetër të vendit.

Gradualisht mot i vranët në të gjithë vendin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu prej orëve të mëngjesit në Veriperëndim të vendit e gradualisht prej mesditës reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin. Reshjet do të marrin karakterin e shtrëngatave, rrebeshit me shkarkesa elektrike në Veriperëndim e Perëndim të vendit.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Perëndim 1-22 m /sek, erë me rrahje dhe e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 në forcim me lartësi vale deri në 2.0 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 4/14 re shi rrufe

Kukës 1/9 re shi

Lezhë 6/15 re shi rrufe

Dibër 0/7 re shi

Durrës 7/18 re shi rrufe

Tiranë 4/16 re shi

Elbasan 2/16 re shi

Berat 2/18 re diell shi

Vlorë 7/18 re shi

Korçë -1/6 re diell shi

Gjirokastër 1/15 re diell shi

Sarandë 7/18 re diell shi.