Real Madridi do ta shkarkoj në orët në vazhdim Julen Lopeteguin.
Shkarkohet Julen Lopetegui? Nesër prezantohet trajneri i ri te Real Madridi

Real Madridi u turpërua sonte nga Barcelona në ‘Camp Nou’, duke humbur me rezultat, 5 me 1.

Skuadra spanjolle nuk dëshiron që të vazhdoj më me Julen Lopeteguin, andaj do ta shkarkoj në orët në vazhdim.

Sipas ‘Onda Ceros, që e citon ‘Radio  Estadion’, bëhet më dije se trajneri do të shkarkohet nga Real Madridi, përcjell “lajmi.net”.

Madrilenët do ta zëvendësojnë Lopeteguin me Antonio Conten, që pak ditë më parë e ka shkëputur kontratën në mënyrë ligjore.

Prezantimi i italianit mund të ndodh nesër në ora 13:00.

View image on TwitterView image on Twitter