Fifi konkuron në edicionin e 20 të ‘Këngës Magjike’ me këngën ‘Psikopatja jote’ një bashkëpunim me Mc Kreshën.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku duke marrë miliona klikime në Youtube për një kohë shumë të shkurtër.Por ditën e djeshme u përhap lajmi se Fifi nuk e shihte veten të denjë për skënën e ‘Këngës Magjike’ për shkak të peshës.

E kontaktuar për ‘intv. al’ Fifi është shprehur:

‘Normal që është rren, kurrë nuk e kam thënë.Të më vinte turp prej kilogramëve isha dobësuar.Kurrë s’kam dhënë deklaratë të tillë’.