Shpallet në kërkim personi që kërcënoi gazetaren Dardha

Lirohet nga burgu Burdushi

Policia ka shpallur në kërkim personin që kwrcwnoi autoren dhe drejtuesen e emisionit “BOOM”, Fiori Dardha.

Shpallet në kërkim personi që kërcënoi gazetaren Dardha

Bëhet fjalë për shtetasin, Rexhep Hajdari, i prezantuar si ish-kryetari i Komunës Perondi në Kuçovë.

Ai akuzohet për kanosje dhe burime nga policia bëjnë të ditur se janë kryer procedurat e para dhe ai është shpallur në kërkim.

Emisioni ‘BOOM’ për 2 ditë me radhë ka trajtuar çështjen e një ankandi të zhvilluar në vitin 2012, që sipas dëshmive të banorëve ky ankand për dhënien e tokave me qira për 99 vjet, ka futur në konflikt një fshat.

Ish-kryetari i komunës Perondi, Rexhep Hajdari ka qenë në krye të bordit të dhënies së tokave me qira.