Këtë vit sezon duket sikur vjeshta nuk po vjen pasi ditët kanë qenë me diell dhe temperaturat e larta. Mirëpo që nga nesër duket se moti do të marrë një kthesë ekstreme.

Kjo pasi pritet që temperaturat të bien, ndërsa në zonat malore në veri të vendit, mund të ketë reshje dëbore.

Sipas IGJEUM, sot pasdite dhe nesër reshjet priten të dobëta ose lokalisht të dobëta. Në veri, në lartësitë mbi 1.500 metra, mund të ketë reshje të dobëta dëbore.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: Në bregdet: 8/21 °C; Në vendet e ulëta: 8/20 °C; Në vendet malore: 1/14 °C. Sot pasdite dhe nesër, era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.