Prindërit e shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer” në Tiranë janë mbledhur pasditen e së mërkurës për të kundërshtuar transferimin e procesit mësimor për fëmijët e tyre në dy shkolla të tjera.

Nesër prindërit së bashku me fëmijët do të vijnë në shkollë, jo për të zhvilluar mësim por për të bojkotuar kundër rikonstruksionit të palestrës së shkollës në gjysmë të vitit mësimor.

Punimet që do të zgjasin dy muaj, sipas prindërve mund të shtyhen gjatë sezonit veror.

Të njejtën shqetësim ndodh edhe me shkollën ”Sabahudin Gabrani” Ku këtë javë mësimi ka kaluar mbasdite pasi shkolla po ristaurohet dhe mesimi zhvillohet tek shkolla ”Vasil Shanto” Problemi qëndron që pse kjo shkëputje pikërsisht tani në këtë periudhë shkollore? A ndikon negativisht kjo tek nxënësit? Pasi sjell edhe probleme kohore me prinderit. Ku shqetësim tjeter paraqitet nga prinderit, se në këtë shkolle ka nxënës që jetojnë në zonën e Astirit, dhe nxënësit  të lodhur durojnë edhe protestën e gjatë.