Qeveria Italiane është përshirë në një skandal ekonomik me protagonist zëvëndës kryeministrin e ministrin e Punës e Zhvillimit Ekonomik, si dhe liderin e 5 Yjeve , Luigi Di Maio.

Pak orë më parë autorietet italiane kanë vënë nën sekuestro magazina në pronësi të sipërmarrjes së ndërtimit të babait të Luigi Di Maios në komunën Mariglianella në afërsi të Napolit,  me akuzën e abuzimit, ndërtimeve pa leje e pranisë së materialeve inerte.

Gjithashtu gjatë emisionit investigativ të Mediaset “Le Iene”, kjo sipërmarrje është akuzuar për shfrytëzim në punë të zezë për disa punëtorë të cilët kanë dëshmuar se kanë punuar mbi 1 vit pa kontratë në firmën e babait të zëvendës kryeministrit italian.

Skandali thellohet dhe më tej pas investigimeve të revistës l’Espresso e cila dokumenton se në këtë firmë ndërtimi e cila ka ndryshuar emër disa herë, është në pronësi të gjithë familjes Di Maio.

Faktet e shfrytëzimit të punës pa kontratë të punëtorëve, i përkasin periudhës kur kjo firmë rezultonte në pronësi të nënës së Luigi Di Maios e që më pas ndryshoi emër.

Zëvendës kryeministri Di Maio, ka deklaruar se distancohet nga veprimet si sipërmarrës të babait të tij duke pranuar një raport të vështirë me të gjatë viteve të fundit. Ka deklaruar se do të dëshmojë me dokumenta gjithçka që ka lidhje me këtë ngjarje, të cilën e ka quajtur dhe si një sulm mediatik të kundërshtarëve të tij politik.

Burime nga Lëvizja 5 Yje dëshmojnë se Luigi Di Maio ka mbledhur urgjentisht të gjithë ministrat e tij në qeveri duke i kërkuar të qëndrojnë të bashkuar pasi sipas tij “ky nuk është një sulm kundër tij , por një sulm kundër forcës së tyre politike.”

Reagimet politike të kundërshtarëve të 5 Yjeve kanë qënë mjaft të ashpra. Ish kryeministri Matteo Renzi si dhe ish ministrja demokratike Maria ELENA Boschi i kanë kujtuar Luigi di Maio akuzat që 5 Yjet bënëin një vit më parë ndaj familjeve të tyre. “Urrejtja e balta që ke hedhur ndaj nesh po të kthehet pas”, janë shrpehur ata.

Ndërkohë babai i zëvëndës kryeministrit Di Maio kanë dalë për herë të parë në mbrojtje të të birit duke deklaruar për mediat “se përgjegjësitë e mia nuk duhet të bien mbi fëmijët e mi.”