SKANDALOZE: Gazetari nga Ishujt Komore që votoi për “Topin e Artë” nuk ekziston fare

Luka Modric është shpallur fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2018.

Ky çmim është ndarë nga “France Football”, në një mbrëmje gala në Paris të Francës.

Menjëherë pas rezultateve përfundimtare, kanë filluar të plasin skandalet për FIFA dhe UEFA.

Së fundmi, “Marca” ka shkruar një shkrim ku tregohet se njëri nga gazetarët që kishte votuar, nuk ekziston fare në realitet, transmeton lajmi.net.

Gazetari i ishujve Komore, Abdou Boina,nga “albaladcomores.com” i cili kishte votuar: 1. Mbappe, 2. Modric, 3. Cristiano Ronaldo, 4.Hazard dhe 5. Salah, thuhet se nuk ekziston.

Këtë e ka konfirmuar edhe një gazetë e atij vendi, “Al Ëatman”, duke thënë se Boina nuk ekziston dhe se uebsajti që figuron krahas emrit të tij është mbyllur në vitin 2012.

Mbetet të shihet nëse FIFA apo UEFA do të reagojnë për këtë skandal.