Forcat e Armatosura të Shqipërisë u krijuan në 4 dhjetor të 1912, pak ditë pas krijimit të Shtetit të parë shqiptar në Vlorë.

Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja.

106-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura e gjen këtë forcë anëtare në NATO, duke shërbyer në misione paqeruajtëse në botë përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, e kudo në misione ndërkombëtare.