Stresi ka bërë një veprim epik ditën e sotme duke telefonuar në mëngjes në emisionin “Aldo Morning Show”.

Stresi njihet për veprimet e tij të pazakonta dhe sigurisht që edhe kësaj radhe ka arritur të marrë gjithë vëmendjen dhe të shndërrohet në lajm për telefonatën e bërë.

Stresi: “Alo mirmëngjes!

Aldo: Kush jeni dhe nga flisni?

Stresi: Bad boy for life, të marr nga burgu i Fushë-Krujës!

Aldo: Edhe njëherë?

Stresi: Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës!

Aldo: Joooooooo… E ke seriozisht?

Stresi: (qesh) Aldo mirmëngjes!

Aldo: Ku je mor plak?

Stresi: Janë 450 të burgosur që po presin telefonatën ta shohin live.

Aldo: 450 të burgosur ë? Aaa je i mrekullueshëm!

Stresi: Të pëlqen gjithë sektori këtu!

Aldo: Pse të dija në Tiranë unë ty vëlla? Çdo në Fushë-Krujë ti? (përfundon video)