Studentët do të vijojnë edhe nesër protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit. Por, ditën e nesërme me rastin e 8 dhjetorit, pritet që edhe PD të organizojë një protest. Për këtë arsye, organizatorët e protestës së studentëve kanë kërkuar nga ana e këtyre të fundit, që askush prej tyre të mos i bashkohet protestës së PD-së. Ata ndërkohë, kanë kërkuar nga PD që të mos tentojë të bashkohet me protestën e tyre, pasi nuk do të lejohet asnjë parti që ta politizojë atë.

“Nesër ka protestë edhe Partia Demokratike. Por ne nuk do të përfshihemi fare me ta! Ne nuk do lejojmë që ata të përfshihen me ne. Jo politikë! Nuk do kalohet nga kryeministria”, thuhet në njoftimin e tyre.

Studentët protestues: Nesër PD ka protestë, askush të mos shkojë tek ata!Studentët protestues: Nesër PD ka protestë, askush të mos shkojë tek ata!