Një protestë masive është duke u zhvilluar sot në Tiranë. Janë studentët ata që janë ngritur kundër taksave të larta. Si rrallëhere janë bërë bashkë me mijëra studentë nga të gjitha universitetet e vendit. Paralelisht po protestohet edhe në rrethe, si Korçë e Elbasan, Shkodër dhe Durrës.

Në një reagim për mediat, studentët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta pa u plotësuar më parë edhe tri kërkesat e tjera, siç janë:

Përgjysmimi tarifave

Përmirësim i kushteve

Përfaqësim ne vendimmarrje për studentët.

Ata brohorasin në kor vargjet e mëposhtme:

Jam student e kam të drejtë
vendos ligj, e vendos shtet
vendos rregull e drejtësi
zgjedh të ardhmen, jam rini

qytetarisht po ju bëjmë thirrje

na plotësoni çdo kerkese

po mundohemi të jemi të qetë
të ruajmë mirë çdo balancë
po vazhduat me injorancë
ua bëjmë më keq sesa në Francë