Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Bularat të Gjirokastrës ka ngjallur një ndjenjë patriotizmi në të dyja krahët e kufirit, në Shqipëri dhe Greqi. E ndërsa situata ka kaluar çdo parashikim, pasi në këtë konflikti në distancë janë përfshirë edhe qeveritë e të dyja vendeve, nuk kanë munguar edhe kërcënimet nga elementët ekstremist. Preh e këtyre kërcënimeve ka rënë edhe gazetari, Artan Hoxha. Në një status të tijin në rrjetet sociale, Hoxha ka publikuar edhe mesazhet kërcënuese që kanë mbërritur në drejtim të tij.

Më poshtë statusi i Artan Hoxhës:

Greket e verbuar nga nacionalizmi shovinist, “trimat” qe kane mbushur breket tè Agimit te Arte dhe fantazmat e Vorio-Epirit, po me cojne fjale:

“Tani e dime kush je, e dime ku je, te kemi me foto dhe video, etj, etj, etj”….

Po ua kursej qindra mesazhet ne greqisht, anglisht e shqipe me aksent grek, prej shovinistesh te cmendur qe me kane mbushur inbox tim…

στο καλο….

Nuk e harrojme 10 prillin e 1994, kur komando paramilitare e vrasesve te organizates terroriste antishqiptare MAVI, me emrin “Pirro i pare”, e perbere nga pjestare te forcave speciale greke dhe e armatosur deri ne dhembe, hyri ne brendesi te atdheut tone, ku pasi vrau krejt pabesisht oficerin drejtues Fatmir Shehu(baba i dy femijeve) dhe ushtarin e rojes Arsen Gjini(te dy deshmore te atdheut) mbajti per ore te tera peng nen grykat e armeve afro 130 ushtare shqiptare, te gjithe rekrute te rinj pa arme….