Thjerrëzat e ngjyrave te ndryshme kane një indeks te ulet glicemik dhe përmbajnë mjaft proteina dhe minerale. 200gr thjerrëza ka 16gr proteina çka është e barabarte me një racion mishi.

Përveç te tjerash këto produkte përmbajnë edhe fibra, hekur, magnez, kalcium dhe vitamina te grupit B. E mira është qe thjerrëzat te konsumohen te paktën një here ne jave. Ja cilat janë disa nga te mirat qe ato sjellin për shëndetin.

Mbrojnë zemrën

Studimet kane treguar se ata persona qe konsumojnë produkte te pasura me fibra, ashtu siç janë edhe thjerrëzat kane me pak rrezik te vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Sasia e madhe e acidit folik dhe magnezit mbron gjithashtu zemrën.

Stabilizojnë sheqerin ne gjak

Duke qene se përmbajnë mjaft fibra, thjerrëzat ndihmojnë ne rregullimin e glicemise duke sjelle me shume energji qe digjet ne mënyrë konstante dhe te ngadalte, çka ekuilibron nivelin e sheqerit ne gjak.

Rritin sasinë e hekurit

Duke qene se thjerrëzat përmbajnë sasi te konsiderueshme hekuri janë te mira për t’u konsumuar sidomos për ata qe nuk e pëlqejnë mishin e kuq, siç janë vegjetarianët.

Ulin sasinë e kolesterolit

Janë te pasura me proteina

Proteinat përbejnë 26% te kalorive te thjerrëzave dhe për pasoje renditen nder produktet qe kane sasinë me te larte te tyre