Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Sipas policisë në zonën e Paskuqanit është plagosur me armë zjarri (në këmbë) nga persona ende të paidentifikuar shtetasi U. V., rreth 55 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit