Pas tërmetit që ka goditur sot në mëngjes Alaskën, ishte lëshuar alarmi për cunam të mundshëm në bregdetin jugor të Alaskës, por ky alarm është tërhequr.

Qyteti më i madh i Alaskës, Anchorage, është goditur nga një tërmet me fuqi prej 6.6 shkallë të Rihterit, ndërsa deri më tani nuk ka informacione rreth viktimave të mundshme.

Fuqia e tërmetit ishte e madhe dhe nga tronditja që përjetoi vendi, banorët dolën nga shtëpitë dhe zyrat e tyre.

Mediat raportojnë për dëmtime në disa objekte dhe në disa rrugë.

Sipas raportit të Institutit Sizmologjik, epiqendra e tërmetit ishte rreth 12 kilometra në veri të Anchorage.