Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kanadanë. Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë i shkallës Rihter është regjistruar afër Vancouverit mbrëmjen e djeshme.

Ndërsa autoritetet kanë bërë me dije se pas tërmetitt nuk pritet ndonjë cunam.

Ndërkaq nuk raportohet për viktima apo ndonjë dëmtim nga tërmeti, i cili goditi një thellësi prej 33 km, rreth 190 km në jugperëndim të Port Hardy, një qytet në skajin verilindor të ishullit të Vancouverit.