Një tërmet me magnitudë 6.6 shkallë të Rihterit e ka goditur sot Anchoragen, qyteti më i madh i Alaskës.

Pas tërmetit është lëshuar një paralajmërim në lidhje me rrezikun e një cunami në bregdetin jugor të Alaskës.

Mediat amerikane raportojnë se nuk ka informacione në lidhje me viktimat e mundshme, dhe se forca e tërmetit, i cili goditi në mëngjes Alaskën, që ka dridhur ndërtesat, ka bërë që njerëzit të dalin nga zyra dhe apartamentet jashtë në rrugë.