Ishulli grek Zakintos ka lëvizur për të paktën tre centimetra në jugperëndim pas tërmetit të fortë të 6.4 shkallë të premten në mëngjes. Kjo është konstatuar në bazë të analizave digjitale dhe xhirimeve me radar nga BE-ja dhe sateliti i BE-së, ESA Sentinel-1 shërbimi Koperniku, njofton sot për agjencinë greke të lajmeve ANA drejtori i Kërkimeve në Institutin e Gjeodinamikë të Observatorit Kombëtar të Athinës, Athanasios Ganas.

Lëvizja kryesisht vërehet në nivel horizontal, ndërsa lëvizja vertikale nuk është vërejtur, transmeton KP.
Ganas tha se shkencëtarët po hetojnë aktualisht nëse tërmeti shkaktoi ndërrime në zonat përreth.

Instituti grek njoftoi të premten se tërmeti i së premtes goditi zonën rreth 50 kilometra në jug të Zakintos, dhe u pasua nga një seri tërmetesh tjera më të vogla.
Tërmeti u ndje në pjesë të tjera të Greqisë, madje edhe në Itali, Maltë, Shqipëri dhe Libi.
Epiqendra është regjistruar në Detin Jon, rreth 130 kilometra në jugperëndim të Patras në Peloponez, rreth 14 kilometra nën shtratin e detit, sipas Entit Gjeologjik të SHBA-së.