Temperaturat e ulëta na kanë sinjalizuar tashmë se jemi në dimër. Stina e ftohtë ka mbërritur dhe bashkë me të edhe reshjet e shiut, dhe ato të dëborës në zonat malore.

IGJEUM, Instituti i Gjeologjisë, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka publikuar ditën e sotme parashikimin e motit. Në njoftim thuhet se reshjet do të jenë të dobëta, ndërsa ditën e nesërme temperaturat do të jenë të ulëta, ku në zonat malore do të shkojnë në -2 dhe 7 °C.

Njoftimi i plotë:

Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) dhe nesër (e enjte, dt.29) priten vetëm reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshje në formë dëbore në Lindje mbi 800 m.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 15 °C
në vendet e ulëta: 5 / 14 °C
në vendet malore: -2 / 7 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) dhe nesër (e enjte, dt.29) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa veri të vendit deri e fortë.

Termometri zbret në minus, ja parashikimi i motit për nesër