Tirana e ka nisur në mënyrën më të mirë pjesën e dytë në derbin ndaj Partizanit duke kaluar në avantazh në minutën e 51-të. Për bardheblutë ka shënuar djali i presidenti, Halili, i cili ishte në vendin e duhur dhe në momentin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë.

Tifozët e Partizanit ndërkohë kanë shpërthyer pas këtij goli duke i vendosur “flakën”  tribunës përballë me flakedane.