Një grup tifozësh të Realit të Madridit po planifikojnë të protestojnë kundër kapitenit të skuadrës, Serhio Ramos.  Sipas tyre, Ramos është përgjegjës për atmosferën negative  që po mbizotëron te skuadra ‘mbretërore’, ndërsa e gjithë kjo ka sjellë edhe paraqitjen e dobët të skuadrës që nga fillimi i sezonit si dhe disfatën 1:5 ndaj Barcelonës dhe shkarkimin e trajnerit Julen Lopetegi të hënën.

 

Këta tifoz do të shprehin pakënaqësi ndaj Ramos gjatë ndeshjes së ardhshme kampionale, që Reali do ta zhvillojë kundër Valjadolidit në ‘Santiago Bernabeu’.

Reali i Madridit pas 10 xhirove të kaluara në La Liga renditet në pozitën e 9-të, ndërsa vlen të theksohet se në 5 ndeshjet e fundit kampionale kjo skuadër nuk dinë për fitore, duke regjistruar vetëm një barazim dhe 4 disfata.