Një person është vetëdjegur me benzinë. Policia shqiptare po thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sharrë, Kombinat,Tiranë. Viktima i gjetur pa shenja jete ende nuk është identifikuar.

Informacion Paraprak

Në Sharrë/ Kombinat në zonën e varrezave është gjetur pa shenja jete një shtetas i gjinisë mashkullore, ende i paidentifikuar, i moshës rreth 60 vjeç. Ky shtetas dyshohet të jetë vetëdjegur me benzinë. Po punohet për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.