Të dielën, një fëmijë 12 vjeç, me origjinë shqiptare u nxor i pajetë nga plazhi i Zefiros në qytetin e Rodosit. Viktima u transportua për në spital.

Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit po kryen hetimet në lidhje me këtë rast. Për rastin konkret nuk dihen arsyet dhe hetimet janë në vijim.

Mirëpo, kujtojmë se kohët e fundit shumë shqiptarë kanë humbur jetën në shtetin fqinj, Greqi. Ata më së shumti janë gjetur të vdekur në burg në rrethana të ndryshme, të dyshimta shpesh herë.