Këngëtarja e njohur Anca Pop ka humbur jetën në një aksident tragjik ku makina e saj u zhyt në lumin Danub.

Trupi i saj u gjet nga zhytësit dhe identiteti u konfirmua nga autoritetet e emergjencës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Motra e 34-vjeçares telefonoi policinë për ti njoftuar se këngëtarja rumune-kanadeze nuk shkoi në shtëpi të dielën. Ndërkohë, Anca njihet për këngët pop dhe për hitet ‘Loco Poco’, ‘Super Cool’ dhe ‘Free Love’.

Këngëtarja ka patur bashkëpunime me artistë të njohur si Gorgan Bregoviç. Në rrjete sociale, kanë filluar homazhet nga fansat që shprehin ngushëllimet e tyre për familjen.