Një grua dhe bashkëshorti i saj kishin shkuar në llixhat e Elbasanit por pushimet e tyre kanë përfunduar në tragjedi.

Kjo pasi gruaja nga Kosova është gjetur sot e vdekur nga bashkëshorti i saj.

Ata kishin 10 ditë që kishin shkuar në Banjat Termale të Llixhave të Treganit, por ditën e sotme gruaja u gjet e pajetë në dhomën e hotelit.

Ka qenë bashkëshorti i saj i cili pasi e ka parë ç’kishte ndodhur ka pësuar gjendje shoku.

Ai kishte dalë për një shëtitje jashtë dhe kur ishte kthyer në hotel gruaja nuk po i hapte derën  dhe as nuk i përgjigjej. Ai ka shkelmuar derën dhe më pas ka parë skenën e rëndë.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e 65-vjeçares me inicialet E.I. Burri i saj J.I, 70 vjeç është dërguar me urgjencë ën Qendrën Spitalore në Tiranë ndërsa trupi i gruas ndodhet ende në morgun e Spitalit të Elbasanit.