Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Burrel, në vendin e quajtur Shkopet.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit K.B 50 vjeç banues në Ulëz

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel – Skuraj , në dalje të tunelit të Shkopetit, mjeti tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.B. 50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.