Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur një fushatë ku po seleksionohen të gjithë futbollistët shqiptarë që luajnë në shtetet fqinjë si Greqi, Itali, etj, për të parë dhe evidentuar elementet cilësorë për grupmoshat e reja të Kombëtares shqiptare.

Në këto seleksionime marrim pjesë drejtori teknik i Kombëtares, Xhemal Mustedanagiç si dhe trajnerët e kombëtareve të moshave, Alban Bushi, Nevil Dede, Elvin Beqiri dhe Armand Dama. Nuk mungojnë as përfaqësues nga sektori i ekipeve kombëtare si Sulejman Mema, Dritan Babamusta dhe Denis Lilo.

Në datën 17 dhjetor 2018, sektori i ekipeve Kombëtare në FSHF do të vazhdojë me fazën seleksionuese të elementeve cilësorë në Milano të Italisë.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Interit lajmëron se 3 futbollistët me origjinë shqiptare si Riad Krasniqi (sulmues, datëlindja 2001), Antonio Vishaj ( mesfushor, datëlindja 2005) dhe Samuele Kasa (mesfushor, datëlindja 2005) do të jenë të përfshirë në seleksionimin e kuqezinjve.

Tre futbollistë të talentuar bëhen pjesë e Shqipërisë