Tre termetet me epiqender ne detin Jon jane ndjere ne Greqi, Shqiperi, Maqedoni, Malte dhe Italine jugore. Por me i fuqishmi ka qene ai me magnitute 6.8 qe shkaktuar panik te banoret e Greqise.

Me shume eshte ndjere ne ishullin Zakinthos. Në panik banorët e ishullit grek Zakinthos, ku raportohet per dëme materiale dhe ndërprerje totale të energjisë elektrike. Nuk ka akoma të dhëna për të plagosur. Lekundjet jane ndjere ne Athine dhe Patra.

Edhe në shumë qytete të vendit tonë janë ndjerë lëkundjet e forta të tërmetit sidomos në jug të vendit, lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në kryeqytet.

 

Tre tërmetet në Greqi me magnitute 6.8 ballë, alarm për Cunami, paralajmërohen banorët, larg zonave bregdetareLëkundjet e tërmetit  filluan nga mesnata, deri rreth orës 01:04 minuta me orën lokale shqiptare. Sipas raportimeve, tërmeti i parë ishte me magnitudë 5.1 ballë, i dyti dhe më i forti 6.8 ballë, ndërsa i treti rreth 5.2 ballë.

 

Sizmiologet dyshojne se keto levizje jane te ngjashme si te Cunamit.
Qendra Sizmiologjike e Europes Mesdhetare nepermjet postimeve ne Twitter ka paralajmeruar rreth mundesise se nje shkalle te ulet te Cunamit, qe mund te ndodhin disa ore pas termeve te rena, duke pasur ne konsiderate levizjet e daglleve pas valeve te termetit te shkaktuar.