35 të tjerë kanë mbetur të plagosur, 12 në gjendje serioze për jetën.

Shkak për humbjen e jetës është bërë një spraj me erë të keqe i hedhur në turmë. Të plagosurit u transportuan në spitalet zonës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas dëshmitarëve, ka qënë mosfunksionimi i daljes së emergjencës ajo që ka shkaktuar tragjedinë.

“Ishim duke kërcyer kur dëgjuam një erë djegëse. Donim që të dilnim por daljet e emergjencës ishin të bllokuara,”-rrëfen një 16-vjeçar i plagosur.

Duke qënë se dalja e emergjencës ishte e bllokuar, turma tentoi që të dilte nga ana tjetër.