Trump: “Boeing 737 MAX” nuk do të fluturojë në SHBA

Trump: “Boeing 737 MAX” nuk do të fluturojë në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se të gjithë avionët “Boeing 737 MAX 8” dhe “MAX 9” nuk do të ngrihen në fluturim në SHBA, pasi një avion i të njëjtit model i “Ethiopian Airlines” u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e 157 personave.

“Ne do të dekretojmë në urgjencë ndalimin e të gjitha fluturimeve të modeleve 737 MAX 8 dhe 737 MAX 9”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë duke theksuar se ky vendim aplikohet me efekt të menjëhershëm.

Rrëzimi që shkaktoi vdekjen e 157 personave nga 35 kombësi, është rasti i dytë në gjshtë muaj për modelet “Boeing 737 MAX 8”.

Në rrethana të ngjashme, një avion i të njëjtit lloji u rrëzua në fund të tetorit në brigjet e Indonezisë duke shkaktuar vdekjen e 189 personave.