Në atë që duket si një mrekulli Krishtlindjesh tumori i trurit i një vajze 11-vjeçare në Teksas është zhdukur dhe mjekët nuk dinë të shpjegojnë arsyen. Roxli Doss u diagnostikua me glioma pontine (tumor që prek trurin dhe shtyllën kurrizore” gjatë muajit qershor.

Prindërit e saj, Gena dhe Scott, u lutën për një mrekulli dhe e morën atë. Nëna e saj tha: « Perëndia e ka shëruar Roxlin.» Ekipi mjekësor i vajzës ende nuk arrin ta besojë atë që ka ndodhur. “Është shumë e rrallë, por kjo është një sëmundje shkatërruese”, tha Dr. Virginia Harrod nga Qendra Mjekësore e Dell Children’s për shtypin.

“Ky lloj kanceri ul aftësinë për tu gëlltitur, nganjëherë humbjen e shikimit, uljen e aftësisë për të folur, përfundimisht vështirësi me frymëmarrje.” “Kur e pashë në skaner trurin e Roxlit, kjo ishte në të vërtetë e pabesueshme. Tumori është i padukshëmnë MRI, gjë që është vërtet e pazakontë.” Roxli do të vazhdojë t’i nënshtrohet trajtimeve, si imunoterapisë, por ndërkohë ajo është duke shijuar jetën e saj.