UEFA nuk e paska “inatin” vetëm me Skënderbeun. Institucioni më i lartë i futbollit në Europë ka dënuar Vardarin dhe Levski Sofia. Maqedonasit dhe bullgarët janë përjashtuar nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga UEFA për dy sezonet e ardhshme, për shkak se kanë shkelur rregullat e liçensimit dhe ato të Fair Play Financiar.

UEFA konfirmoi të premten sanksionet e marra ndaj dy klubeve nga trupa e kontrollit, sikurse dhe gjobën prej 50 mijë euro ndaj Sporting të Portugalisë, për të paguar shumën që detyrohej pas afateve.

Vardar nuk do të mund të luajë në Europë për dy sezonet e ardhshme 2019-20 dhe 2020-21 dhe do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 100 mijë euro, e njëjta masë dhe për bullgarët.