Ditën e hënë, më datën 10 dhjetor, Komisioni i Sportit në Nevada do të zhvillojë një seancë dëgjimore në lidhje me incidentin e krijuar pas eventit UFC-229, më 6 tetor në Las Vegas.

Në këtë incident u përfshinë dy ikonat e arteve marciale mikse Conor McGregor e Khabib Nurmagomedov, të dy të pezulluar pa afat.

Ata nisën një “betejë” me stafet përkatëse, pas duelit që pa si fitues me “submission” rusin Nurmagomedov, që mundi McGregor në raundin e tretë, duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e lehtë.