DH Albania”, kompania e cila falsifikoi dokumentet në tenderine “Unazës së re”, nuk është e vetmja që do të hetohet.

Pas shpërthimit të skandalit, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin edhe për dy lotet e tjera të tenderit, që janë fituar nga “Salillari” dhe “Viktoria Invest”.

Top Channel raporton se prokuroria ka dyshime për abuzim në të trija lotet e tenderit me vlerë 40 milionë euro, ku më i forti është ai i skemës identike të tenderimit, me një ofertë të vlefshme dhe një tjetër fiktive.

Sipas Prokurorisë, këto dyshime forcohen edhe nga fakti se oferta fiktive në të trijalotet është bërë nga e njëjta kompani, “Vëllezërit Hysa”, për të cilën Prokuroriadyshon se është përdorur si koperturë në tenderin e paracaktuar.

Prokurorët kanë kërkuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dokumentacionin për të trijatenderat dhe mësohet se kanë nisur verifikimin e procedurave.

Tenderi për “Unazën e re”, në segmentin nga “Pallati me shigjeta” deri te rrethrrotulimi i “Shqiponjës”, shkaktoi debate të forta publike për vlerën 40 milionë euro të prokurimit. Fillimisht, skema e njëjtë e prokurimit në të trija lotet u denoncua nga Partia Demokratike si një aferë korruptive.

Por, skandali kulmoi kur në media u publikuan fakte se kompania “DH Albania”, fituesja e lotit të parë me vlerë 18 milionë euro, kishte falsifikuar firmën e Sekretarit amerikan të Shtetit. Tashmë Prokuroria ka vënë nën hetim të gjithë tenderin e “Unazës” dhe atë të linjës elektrike Peshkopi-Burrel, duke përfshirë jo vetëm dy institucionet shtetërore ARRSH dhe OST, por edhe kompanitë pjesëmarrëse.