Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame foli sot në News24 për objektet që skualifikohen nga projekt i Unazës së Re.

Pas 21 ditësh proteste të banorëve, Lame tha se ata nuk janë njoftuar akoma dhe se procesi i mbylljes së procedurave është në mes.

“Ka mbaruar projekti, është miratuar, janë vënë vijat në hartë mes ARRSH-së, ALUZINI-n, hipotekën, inspektoriatin e terroitorit dhe Bashkisë së Tiranës, për të parë se cila nga shtëpiat skualifikohet.

E prish, nuk e prish, i merr një pjesë të objektit i lë një tjetër, është tjetër gjë. Pastaj fillon faza tjetër, e për secilën merret vendimi. Informacioni që nuk kemi marrë dot nga terreni”.

Do ketë një fazë për njoftimin e banorëve?

Natyrisht, ARRSH pret çdo ditë në zyrë banorë, që iu shpjegohet si është situata. Prandaj them që është një proces që s’ka mbaruar akoma. Nëse duam që projekti të avancojë, pemët janë të Bashkisë, ajo vendos nëse hiqen. Bashkia i ka mbjellë, Bashkia i heq. Kryqet nuk i kam vendosur unë, s’ja kam idenë. Por besoj se janë shënuar objektet që në një mënyrë a një tjetër i prek projekti.

A mund të ketë që do kenë kryqe dhe nuk do prishen?

Po patjetër