Banorët e Unazës së Re kanë ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që t’i bashkohen protestës së tyre nesër në orën 11:00 para Gjykatës së Krimeve të rënda, ku do të jepet vendimi për protestuesit e arrestuar.

Kujtojmë që Prokuroria ka kërkuar dënimin me burg për 5 nga protestuesit e arrestuar.