Erion Veliaj nuk tërhiqet nga vendimi per ndërtimin e unazes se re dhe as nga zgjidhja e ofruar per banoret qe u prishen shtëpitë. Gjate nje takimi me fëmije te Tiranës, Veliaj deklaroi se bashkia do tu ofroje banoreve pagesën e qerase, shtëpi sociale dhe kredi te bute.

 

“Kush ka aty shtëpi, sigurisht që do të marrë lekët për shtëpi. Kush ka tokë, se ndonjëherë dikush që ka ndërtuar në tokën e dikujt tjetër, ne nuk mund t’i japim edhe lekët e tokës, ai do të marrë lekët e shtëpisë, kurse lekët e tokës do i marrë pronari që ka tokën. Kush nuk ka asnjë gjë, kjo është ndoshta Bashkia e vetme në të gjithë vendin tonë që i jep edhe pagesë për qira, edhe shtëpi sociale, edhe kredi të butë që t’i mund të zgjedhës shtëpinë ku mund ta marrësh edhe e paguan me interesa ndër vite. Pra siç jetojnë gjithë të tjerët, jam i sigurt se shumica, 99 për qind e prindërve në këtë qytet nuk kanë vjedh tokën e dikujt dhe kanë bërë shtëpi pa leje”

 

Velija ka komentuar edhe perdorjen e banoreve nga opozita. Kreu i bashkisë tha se projekti do te behet ndërsa politikes se vjetër siç e cilësoi ai i ka ikur koha.

 

“Unaza e Re për të cilën jam shumë i lumtur që nga dje dhe banorët e kanë kuptuar që ca politikanë po i përdorin këto sepse Unaza patjetër që do të bëhet dhe fakti që sot kanë shkuar të regjistrohen për shpronësime është një lajm shumë i mirë. Ne si Bashki jemi përfituesit kryesorë sepse çlirohet i gjithë ai trafik te Unaza e Re. Edhe dhe te Pazari i Ri, edhe te lodrat, gjithmonë sa herë bëhet një gjë e re, ka politikanë që mundohen të përfitojnë edhe thonë: “Hajt t’i bëjmë njerëzit të zihen me kryeministrin, me kryetarin e Bashkisë vetëm që të mos bëhen gjërat dhe të fitojmë ndonjë votë”. Por kjo është një politikë e viteve ‘90. Është shumë e vjetër si gjë”

 

Ndërkohë ne takimin me fëmijët kryetari Veliaj ftoi shqiptaret te vendosin ne ballkonet e shtëpive flamurin shqiptar.