Gilberto Benetton, bashkëthemeluesi i gjigantit italian të veshjeve “Benetton Group”, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare.

Ai vdiq ditën e hënë në shtëpinë e tij në Treviso të Italisë, pas një sëmundje të shkurtër.

Benetton themeloi kompaninë më shumë se 50 vjet më parë me vëllezërit e tij Luciano, Giuliana dhe Carlo.

Kompania Benetton, e cila nisi veprimtarinë në shitjen e xhaketave, tani është shndërruar në një brend botëror me rreth 5,000 shitore. Njihet si një nga kompanitë që përdorë kampanja të marketingut provokative, duke adresuar probleme sociale të ndryshme, që e kanë ndihmuar edhe në rritje.

Vdes Gilberto Benetton, bashkëthemelues i Benetton Group