Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo e ka festuar “Halloween”-in duke publikuar në rrjetet sociale një fotografi të “frikshme” së bashku me familjen e tij.

Lojtari i Juventusit postoi në profilin e tij në “Intagram”, një foto ku shfaqet së bashku me të dashurën, Georgina Rodriguez dhe me katër fëmijët e tij.

Në foton e postuar nga Ronaldo, ata janë të ulur përtokë në mes të dhomës dhe maskat që mbajnë në fytyrë janë njëra më e frikshme se tjetra.  Ndërkohë po të mos ishte nga përmasat trupore vështirë që do t’i dallonim njëri nga tjetri pasi nuk njihen fare nga maskat e frikshme.

Image